Shkurtoret e thirrjeve
Për të caktuar një numër telefoni te një nga butonat e numrave, 2 deri në 9, zgjidhni
Meny > Kontaktet > Thirr. e shpejta, shkoni te numri i dëshiruar dhe zgjidhni
Cakto. Futni numrin e dëshiruar të telefonit ose zgjidhni Kërko dhe një kontakt të
ruajtur.
Për të aktivizuar funksionin e thirrjes së shpejtë, zgjidhni Meny > Cilësimet >
Thirrje > Form. nr. shpejt > Aktive.
Për të kryer një thirrje duke përdorur thirrjen e shpejtë, në modalitetin e pritjes, shtypni
dhe mbani shtypur butonin e numrit të dëshiruar.
4. Shkrimi i tekstit
Modalitetet e tekstit
Për të futur një tekst (për shembull, kur shkruani mesazhe), ju mund të përdorni futjen
tradicionale ose të parashikuar të tekstit.
Kur ju shkruani një tekst, shtypni dhe mbani shtypur Opsionet për të ndryshuar
gjendjen mes futjes tradicionale të tekstit, të treguar nga
dhe futjes së parashikuar
të tekstit, të treguar nga
. Jo të gjitha gjuhët mbështeten nga futja e parashikuar
e tekstit.
Kapitalet e karaktereve tregohen me anë të
, dhe
. Për të ndryshuar kapitalin
e karakterit, shtypni #. Për të ndryshuar nga modaliteti i shkronjave në atë të numrave,
të treguar me anë të
, shtypni dhe mbani shtypur # dhe zgjidhni Modaliteti i
numrit. Për të ndryshuar nga modaliteti i numrit në atë të shkronjës, shtypni dhe mbani
shtypur #.
Për të vendosur gjuhën e shkrimit, zgjidhni Opsionet > Gjuha e shkrimit.