Futja tradicionale e tekstit
Shtypni një buton të numrave, 2 deri në 9, vazhdimisht derisa të shfaqet karakteri i
dëshiruar. Karakteret e disponueshëm varen nga gjuha e zgjedhur e shkrimit.
Nëse shkronja tjetër që doni ndodhet në të njëjtin buton me atë aktuale, prisni derisa
kursori të shfaqet dhe fusni shkronjën.
Për të futur shenjat më të zakonshme të pikësimit dhe karakteret e veçantë, shtypni
vazhdimisht butonin me numër 1 ose shtypni * për të zgjedhur një karakter të veçantë.