Nokia 5000 - Futja e parashikuar e tekstit

background image

Futja e parashikuar e tekstit

Futja e parashikuar e tekstit bazohet në një fjalor të integruar në të cilin edhe ju

gjithashtu mund të shtoni fjalë të reja.
1. Filloni të shkruani një fjalë, duke përdorur butonat 2 deri në 9. Shtypni secilin buton

vetëm një herë për një shkronjë.

2. Për ta konfirmuar një fjalë duke shtuar një hapësirë, shtypni 0.

● Nëse fjala nuk është e saktë, shtypni vazhdimisht * dhe zgjidhni një fjalë nga lista.
● Nëse karakteri ? shfaqet pas fjalës, fjala që ju mendonit të shkruanit nuk është

në fjalor. Për ta shtuar fjalën në fjalor, zgjidhni Korrigjo. Fusni fjalën duke

përdorur futjen tradicionale të tekstit dhe zgjidhni Ruaj.

● Për të shkruar togfjalësha, formoni pjesën e parë të fjalës dhe shtypni butonin e

lëvizjes nga ana e djathtë për ta konfirmuar atë. Shkruani pjesën e fundit të fjalës

dhe konfirmoni fjalën.

3. Filloni të shkruani fjalën tjetër.

5. Navigimi i menyve

Funksionet e telefonit janë të grupuara në meny. Këtu nuk përshkruhen të gjitha

funksionet e menysë ose elementet e opsioneve.
Në modalitetin e pritjes, zgjidhni Meny dhe menynë dhe nënmenynë e dëshiruar.

Zgjidhni Dil ose Prapa për të dalë nga niveli aktual i menysë. Shtypni butonin e

përfundimit për t'u kthyer direkt në modalitetin e pritjes. Për të ndryshuar pamjen e

menysë, zgjidhni Meny > Opsionet > Pamja menysë krye..

6. Mesazhimi

Ju mund të lexoni, të shkruani, të dërgoni dhe të ruani mesazhe me tekst, multimedia,

audio dhe flash dhe e-mail. Shërbimet e mesazhimit mund të përdoren vetëm nëse

mbështeten nga ofruesi juaj i shërbimit ose i rrjetit.