
Kontaktet
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17

● Thirr. humbura, Thirrjet e marra, ose Numrat e thirrur — për informacion rreth
thirrjeve tuaja më të fundit
● Marrësit e mszh. — për të parë kontaktet tek të cilët ju keni dërguar mesazhe më
së fundmi
● Koha e thirrjes, Numërues. dhën. ose Mat. dhën. paket. — për të parë
informacionin e përgjithshëm rreth komunikimeve tuaja më të fundit
● Ditari i mszhe. ose Ditari i sinkroniz. — për të parë numrin e mesazheve të
dërguara dhe të ardhura ose sinkronizimet
Shënim: Fatura aktuale për thirrjet dhe shërbimet nga ofruesi juaj i shërbimeve,
mund të ndryshojë në varësi të funksioneve të rrjetit, rrumbullakosjeve të faturimit,
taksave e kështu me radhë.
9. Cilësimet
Profilet
Telefoni juaj ka grupe të ndryshme cilësimesh të quajtura profile, të cilat ju mund t'i
përshtatni me tonet telefonike për raste dhe ambiente të ndryshme.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Profilet, profilin e dëshiruar dhe nga opsionet e
mëposhtme:
● Aktivizo — për të aktivizuar profilin e zgjedhur
● Personalizo — për të ndryshuar cilësimet e profilit
● Me kohë — për të vendosur që profili të jetë aktiv deri në një kohë që përfundon.
Kur koha e vendosur për profilin skadon, profili i mëparshëm që nuk ishte i
përkufizuar në kohë bëhet aktiv.
Tonet
Ju mund t'i ndryshoni cilësimet e tonit të profilit të zgjedhur aktiv.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Tonet. Ju mund t'i gjeni të njëjtat cilësime në Profilet
meny.
Nëse përzgjidhni nivelin më të lartë të tingullit të ziles, tingulli i ziles arrin nivelin e tij
më të lartë pas pak sekondave.
Ekrani
Për të parë ose përshtatur foton e sfondit, madhësinë e shkrimit ose veçori të tjera në
lidhje me ekranin e telefonit, zgjidhni Meny > Cilësimet > Ekrani.
Data dhe ora
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Data dhe ora.
Për të vendosur datën dhe orën, zgjidhni Cilës. dt. e orës.