Nokia 5000 - Cilësimet e mesazheve

background image

Cilësimet e mesazheve

Zgjidhni Meny > Mesazheri > Cil. e meszheve për të vendosur veçoritë tuaja të

mesazhimit.

Mesazhimi

© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

16

background image

Cilës. përgjithshme — për ta vendosur telefonin tuaj që të ruajë mesazhet e

dërguar, për të lejuar mbishkrimin e mesazheve më të vjetra nëse kujtesa e

mesazheve është plot dhe për të vendosur preferenca të tjera që lidhen me mesazhet

Mesazhet tekst — për të lejuar raporte të dërgimit, për të vendosur qendrat e

mesazheve për SMS dhe SMS e-mail, për të zgjedhur llojin e mbështetjes së

karaktereve dhe për të vendosur preferenca të tjera që lidhen me mesazhet me tekst

Mesazhet multimedia — për të lejuar raporte të dërgimit, për të vendosur pamjen

e mesazheve multimedia, për të lejuar marrjen e mesazheve multimedia dhe

njoftimeve dhe për të vendosur preferenca të tjera që lidhen me mesazhet

multimedia

Mesazhe e-mail — për të lejuar marrjen e e-mailit, për të vendosur madhësinë e

imazhit në e-mail dhe për të vendosur preferenca të tjera që lidhen me e-mailin

7. Kontaktet

Zgjidhni Meny > Kontaktet.
Mund t'i ruani emrat dhe numrat e telefonit në kujtesën e telefonit dhe në kujtesën e

kartës SIM. Kujtesa e telefonit mund të ruajë kontakte me numra dhe elemente teksti.

Emrat dhe numrat e ruajtur në kujtesën e kartës SIM tregohen nga

.

Për të shtuar një kontakt, zgjidhni Emrat > Opsionet > Shto kontakt të ri. Për t'i

shtuar detaje një kontakti, sigurohuni që kujtesa në përdorim është Telefon ose

Telefon dhe SIM. Zgjidhni Emrat, lëvizni tek emri dhe zgjidhni Detajet > Opsionet >

Shto detaj.
Për të kërkuar për një kontakt, zgjidhni Emrat dhe lëvizni nëpër listën e kontakteve ose

fusni shkronjat e para të emrit që kërkoni.
Për ta kopjuar një kontakt ndërmjet kujtesës së telefonit dhe kartës SIM, zgjidhni

Emrat > Opsionet > Kopjo kontaktin. Kujtesa e kartës SIM mund të ruajë vetëm një

numër telefoni për secilin emër.
Për të zgjedhur kujtesën e kartës SIM ose të telefonit për kontaktet tuaja, për të zgjedhur

se si shfaqen emrat dhe numrat te kontaktet dhe për të parë kapacitetin e kujtesës së

lirë dhe të përdorur për kontaktet, zgjidhni Cilësimet.
Ju mund të dërgoni dhe të merrni informacionin e kontaktit të një personi si një

kartëvizitë nga një pajisje e përputhshme që mbështet standardin vCard. Për të dërguar

një kartëvizitë, zgjidhni Emrat, kërkoni për kontaktin informacionin e të cilit ju

dëshironi të dërgoni dhe zgjidhni Detajet > Opsionet > Dërgo kartëvizitën.

8. Regjistri i thirrjeve

Për të parë informacionin e thirrjeve tuaja, zgjidhni Meny > Ditari. Opsionet e

disponueshme mund të përfshijnë si më poshtë:
Të gjitha thirrjet — për të parë në mënyrë kronologjike thirrjet tuaja më të fundit

të humbura dhe ardhura dhe numrat e thirrur