Nokia 5000 - Luajtësi i muzikës

background image

Luajtësi i muzikës

Telefoni juaj ka një luajtës muzike për të dëgjuar regjistrimet muzikore ose skedarë të

tjerë zanor MP3 ose AAC. Skedarët zanor të ruajtur në Galeria > Skedarë muzike ose

Regjistrimet zbulohen automatikisht.

Media

© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

23

background image

Paralajmërim: Dëgjoni muzikë në një nivel mesatar të zërit. Ekspozimi i

vazhdueshëm ndaj zërit të lartë mund t’ju dëmtojë dëgjimin. Mos e mbani pajisjen afër

veshit kur jeni duke përdorur altoparlantin, sepse zëri mund të jetë tepër i lartë.
Zgjidhni Meny > Media > Luajtësi i muz..
Për të filluar ose bërë pauzë luajtjen, shtypni butonin e zgjedhjes në mes.
Për të kaluar në fillim të regjistrimit aktual, lëvizni majtas.
Për të kaluar te tregjistrimi i mëparshëm, shtypni dy herë majtas butonin e lëvizjes.
Për të kaluar te regjistrimi pasardhës, lëvizni djathtas.
Për të rikthyer prapa, shtypni dhe mbani shtypur butonin e lëvizjes majtas.
Për të ecur shpejt përpara, shtypni dhe mbani shtypur butonin e lëvizjes djathtas.
Për të rregulluar volumin gjatë luajtjes, lëvizni lart ose poshtë.
Për t'i hequr ose vendosur zërin luajtësit, shtypni #.
Për ta lënë luajtësin e muzikës që të luajë në sfond, shtypni butonin e përfundimit. Për

të ndaluar luajtësin e muzikës, shtypni dhe mbani shtypur butonin e përfundimit.

13. Aplikimet

Softueri i telefonit tuaj mund të përfshijë disa lojëra dhe aplikime Java të dizajnuara

veçanërisht për këtë telefon Nokia.
Zgjidhni Meny > Aplikimet.
Për të hapur një lojë ose një aplikim, zgjidhni Lojrat ose Koleksioni. Lëvizni poshtë në

një lojë ose në një aplikim dhe zgjidhni Hap.
Për të parë sasinë e kujtesës së disponueshme për instalimet e lojërave dhe aplikimeve,

zgjidhni Opsionet > Statusi i kujtesës.
Për të shkarkuar një lojë ose aplikim, zgjidhni Opsionet > Shkarkimet > Shkarkime

lojrash ose Shkark. aplikimesh. Telefoni juaj mbështet aplikimet Java J2ME™.

Sigurohuni që aplikimi përputhet me telefonin tuaj, përpara se ta shkarkoni atë.

I rëndësishëm: Instaloni dhe përdorni vetëm aplikime dhe programe të tjera

nga burime të besuara, të tilla si aplikimet që janë Symbian Signed ose që kanë kaluar

testimin Java Verified

TM

.

Aplikimet e shkarkuara mund të ruhen te Galeria në vend të Aplikimet.