Kamera dhe video
Pajisja juaj mbështet një rezolucion të kapjes së imazhit prej 1280x1024 pikëza .
Bëj një fotografi
Për të përdorur funksionin e imazhit të palëvizshëm, shtypni butonin e kamerës ose
nëse funksioni i videos është i aktivizuar, lëvizni majtas ose djathtas. Për të kapur një
imazh, shtypni butonin e kamerës.
Për të zmadhuar ose zvogëluar në modalitetin e kamerës, lëvizni lart ose poshtë.
Për ta vendosur kamerën në modalitetin për natën, për të aktivizuar kohëmatësin
automatik të kohës ose për të marrë imazhe në një sekuencë të shpejtë, zgjidhni
Opsionet dhe opsionin e dëshiruar. Për të vendosur modalitetin e shikimit paraprak
dhe kohën, zgjidhni Opsionet > Cilësimet > Koha shfaqjes imzh..
Regjistro një videoklip
Për të përdorur funksionin e videos, shtypni dhe mbani shtypur butonin e kamerës. Për
të filluar regjistrimin e videos, shtypni butonin e kamerës.
Menyja e operatorit
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
22
Për të vendosur kohëzgjatjen e videoklipit që mund të bëni, zgjidhni Meny > Media >
Kamera > Opsionet > Cilësimet > Gjatësia e videoklipit.