
Pajisjet mjekësore të transplantuara
Fabrikuesit e pajisjeve mjekësore, rekomandojnë se duhet të mbahet të paktën një
largësi prej 15,3 centimetra (6 inç) midis një pajisjeje celulare dhe një pajisjeje
mjekësore të transplantuar (të tillë si stimuluesi kardiak ose defibrilatori cardioverter i
transplantuar), për shmangien e ndërhyrjes së mundshme me pajisjen mjekësore.
Personat që kanë pajisje të tilla duhet:
● Ta mbajnë gjithmonë pajisjen celulare më shumë se 15,3 centimetra (6 inç) larg nga
pajisja mjekësore, kur pajisja celulare është e hapur.
● Të mos e mbajnë pajisjen në xhepa afër gjoksit.
● Ta mbajnë pajisjen celulare në veshin në anën e kundërt të pajisjes mjekësore, që të
pakësojnë mundësinë për ndërhyrje.
● Ta mbyllin menjëherë pajisjen celulare, nëse kanë arsye të dyshojnë se po shkaktohet
ndërhyrje.
● Të lexojnë dhe të ndjekin orientimet nga fabrikuesi i pajisjes mjekësore të
transplantuar.
Nëse keni pyetje rreth përdorimit të pajisjes suaj celulare bashkë me një pajisje
mjekësore të transplantuar, këshillohuni me mjekun tuaj.