
Mbështetja e Nokia-s
Kontrolloni www.nokia.com/support ose faqen e internetit tuaj lokale të Nokia-s për
versionin më të fundit të këtij udhëzuesi, për informacione shtesë, shkarkime dhe
shërbime të lidhura me produktin tuaj Nokia.
Shërbimi i cilësimeve të konfigurimit
Shkarkoni cilësime konfigurimi pa pagesë si MMS, GPRS, e-mail dhe shërbime të tjera
për modelin tuaj të telefonit në www.nokia.com/support.
Nokia PC Suite
Ju mund të gjeni PC Suite dhe informacionet në lidhje me të në faqen e internetit të
Nokia-s në www.nokia.com/support.
Shërbimi ndaj klientit
Nëse keni nevojë të kontaktoni shërbimin e kujdesit ndaj klientit,
kontrolloni listën e qendrave lokale të kontaktit të Nokia Care në
www.nokia.com/customerservice.
Mirëmbajtja
Për shërbimet e mirëmbajtjes, kontaktoni qendrën tuaj më të afërt të Nokia Care në
www.nokia.com/repair.
Informacion i përgjithshëm
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
8

2. Fillimi
Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë
Heqja e baterisë
Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të hiqni baterinë.
Karta SIM dhe kontaktet e saj mund të dëmtohen lehtësisht nga gërvishtjet ose
përkuljet, pra jini të kujdesshëm kur mbani, fusni ose hiqni kartën.
1. Shtypni kapakun e pasmë (1) dhe
hiqeni atë (2).
2. Hiqni baterinë (3) dhe futni kartën
SIM (4).
3. Fusni baterinë (5) dhe vendosni
kapakun e pasmë (6).
Ngarkimi i baterisë
1. Lidheni ngarkuesin me një prizë korrenti në mur.
2. Lidheni kokën e ngarkuesit me lidhësin e ngarkuesit të telefonit tuaj.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të kalojnë disa minuta para
se të shfaqet në ekran treguesi i ngarkimit ose para se të bëhet ndonjë
thirrje.
Antena
Pajisja juaj mund të ketë antena të brendshme dhe të jashtme. Ashtu si
me çdo pajisje transmetuese, shmangni prekjen e panevojshme të
antenave, kur antena është duke transmetuar ose duke marrë. Kontakti
me një antenë të tillë ndikon në cilësinë e komunikimit dhe mund të
shkaktojë funksionimin e pajisjes me një nivel më të lartë fuqie sesa ai i nevojshëm si
dhe mund të shkurtojë jetëgjatësinë e baterisë.
Fotografia tregon zonën e antenës të shënuar në gri.
Magnetet dhe fushat magnetike
Mbajeni pajisjen larg nga magnetet ose fushat magnetike, sepse mund të shkaktojnë
aktivizimin e papritur të disa aplikimeve si p.sh. të kamerës.