
Thirrjet dhe telefoni
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Thirrje.
Për t'i devijuar thirrjet tuaja hyrëse, zgjidhni Devijimi i thirrjeve (shërbim i rrjetit). Për
detaje, kontaktoni me furnizuesin tuaj të shërbimit.
Për të bërë dhjetë përpjekje për ta lidhur thirrjen pas një përpjekjeje jo të suksesshme,
zgjidhni Riformim auto i nr. > Aktiv.
Cilësimet
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
20

Për të bërë të mundur që rrjeti t'ju njoftojë për një thirrje hyrëse ndërkohë që ju jeni
gjatë një thirrjeje, zgjidhni Pritja e thirrjes > Aktivizo (shërbim i rrjetit).
Për të vendosur nëse doni ose jo që numri juaj t'i shfaqet personit të cilin po thirrni,
zgjidhni Dërgo ID e thirrësit (shërbim i rrjetit).
Për të caktuar gjuhën e afishimit të telefonit tuaj, zgjidhni Meny > Cilësimet >
Telefon > Cilësimet e gjuhës > Gjuha e telefonit.