Lidhja
Telefoni juaj ka funksione të shumta që u lejojnë të lidheni me pajisje të tjera për të
transmetuar dhe për të marrë të dhëna.
Teknologjia pa tela Bluetooth
Teknologjia Bluetooth ju lejon që ta lidhni telefonin tuaj duke përdorur valë radioje me
një pajisje të përputhshme Bluetooth brenda 10 metrave (32 këmbëve).
Kjo pajisje përputhet me kushtet teknike të Bluetooth 2.0 + EDR duke mbështetur
profilet në vijim: 2.0 + EDR hyrje e përgjithshme, hyrje nga rrjeti, kontroll, pa duar, kufje,
shtytje objekti, transferim skedarësh, rrjet me dial-up, hyrje te SIM dhe portë seriale .
Për të siguruar ndërfunksionimin midis pajisjeve të tjera që mbështesin teknologjinë
Bluetooth, për këtë model përdorni pajisje ndihmëse të miratuara nga Nokia. Pyesni
fabrikuesit e pajisjeve të tjera, për të përcaktuar nëse ato përputhen me këtë pajisje.
Funksionet që përdorin teknologji Bluetooth, rrisin konsumimin e baterisë dhe
shkurtojnë jetëgjatësinë e saj.
Rregullimi i një lidhjeje me Bluetooth
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhje > Bluetooth dhe ndiqni hapat e mëposhtëm:
1. Zgjidhni Emri i telefonit tim dhe fusni një emër për telefonin tuaj.