
Aplikimet
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
24

14. Organizuesi
Zilja e orës
Zgjidhni Meny > Organizuesi > Ora me zile.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar alarmin, zgjidhni Alarmi:. Për të vendosur kohën për
alarmin, zgjidhni Koha e alarmit:. Për ta vendosur telefonin që t'ju lajmërojë në ditë
të zgjedhura të javës, zgjidhni Përsërit:. Për të zgjedhur ose personalizuar tonin e
alarmit Toni i alarmit:. Për të vendosur kohëzgjatjen e shtytjes së alarmit, zgjidhni
Skadenca e shtytjes:.
Për ta ndalur alarmin, zgjidhni Ndalo. Nëse ju e lini telefonin tuaj ta vazhdojë alarmin
për një minutë ose zgjidhni Shty, alarmi ndalet për kohëzgjatjen e shtytjes dhe më pas
fillon përsëri.
Kalendari dhe lista e detyrave
Zgjidhni Meny > Organizuesi > Kalendari. Dita aktuale futet në kornizë. Nëse për
atë ditë ka ndonjë shënim të vendosur, dita është me shkronja të zeza.
Për të bërë një shënim kalendarik, lëvizni te data dhe zgjidhni Opsionet > Bëj një
shënim.
Për të parë shënimet ditore, zgjidhni Shiko. Për të fshirë të gjitha shënimet në kalendar,
zgjidhni Opsionet > Fshi shënimet > Të gjitha shënimet.
Për të parë listën e detyrave, zgjidhni Meny > Organizuesi > Lista e detyrave. Lista
e detyrave shfaqet dhe renditet sipas përparësisë. Për të shtuar, fshirë ose për të dërguar
një shënim, për ta shenjuar shënimin si të kryer ose për ta renditur listën e detyrave
sipas afatit përfundimtar, zgjidhni Opsionet.
15. Rrjeti
Ju mund të hyni në shërbime të ndryshme interneti me shfletuesin e telefonit tuaj.
Pamja e faqeve të internetit mund të ndryshojë në varësi të madhësisë së ekranit. Ju
mund të mos jeni në gjendje t'i shihni të gjitha detajet në faqet e internetit.
I rëndësishëm: Përdorni vetëm shërbime që besoni dhe që ofrojnë mbrojtje dhe
siguri të mjaftueshme kundrejt programeve të dëmshme.
Për disponueshmërinë e këtyre shërbimeve, çmimin dhe udhëzimet kontaktoni ofruesin
tuaj të shërbimeve.
Ju mund t'i merrni cilësimet e konfigurimit të kërkuara për shfletimin si një mesazh
konfigurimi nga ofruesi juaj i shërbimit.
Për të konfiguruar shërbimin, zgjidhni Meny > Web > Cilësimet e Web > Cilësimet
e konfig., një konfigurim dhe një llogari.