Nokia 5000 Udhëzuesi i përdorimit
9208024
Botimi 2
DEKLARATA E KONFORMITETIT
Me këtë deklaratë, KORPORATA E NOKIA-s deklaron se ky produkt RM-362 është në
përputhje me kërkesat themelore dhe dispozitat e tjera përkatëse të direktivës 1999/5/
EC. Një kopje të Deklaratës së Konformitetit mund ta gjeni në adresën http://
www.nokia.com/phones/declaration_of_conformity/.
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Nokia, Nokia Connecting People dhe Navi janë marka të depozituara ose marka të regjistruara të Korporatës Nokia.
Melodia e Nokia-s është shenjë zanore e Korporatës Nokia. Emrat e tjerë të produkteve dhe të shoqërive të
përmendura këtu, mund të jenë marka të pronarëve të tyre përkatës.
Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e një pjese ose e të gjitha përmbajtjeve të këtij dokumenti
në çfarëdolloj forme, pa lejen paraprake me shkrim të Nokia-s.
US Patent No 5818437 and other pending patents. T9 text input software Copyright © 1997-2008. Tegic
Communications, Inc. All rights reserved.
Includes RSA BSAFE cryptographic or security protocol software from RSA Security.
Java is a trademark of Sun Microsystems, Inc.
This product is licensed under the MPEG-4 Visual Patent Portfolio License (i) for personal and noncommercial use in
connection with information which has been encoded in compliance with the MPEG-4 Visual Standard by a consumer
engaged in a personal and noncommercial activity and (ii) for use in connection with MPEG-4 video provided by a
licensed video provider. No license is granted or shall be implied for any other use. Additional information, including
that related to promotional, internal, and commercial uses, may be obtained from MPEG LA, LLC. See http://
www.mpegla.com
Ky produkt është licensuar sipas Licensës MPEG-4 Visual Patent Portfolio (i) për përdorim personal dhe jotregtar në
lidhje me informacionin e koduar në përputhje me Standardin MPEG-4 Visual, nga përdoruesit, të cilët do ta përdorin
produktin për veprimtari personale dhe jo aktivitete tregtare dhe (ii) për përdorim në lidhje me videon MPEG-4 të
ofruar nga një furnizues i licensuar videosh. Asnjë licensë nuk është dhënë ose nuk do të nënkuptohet si e dhënë për
ndonjë përdorim tjetër. Informacion shtesë, duke përfshirë dhe atë në lidhje me përdorimet e brendshme, tregtare
dhe për reklamë, mund të merrni nga MPEG LA, LLC. Shikoni në adresën http://www.mpegla.com.
Nokia zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia ka të drejtën për të bërë ndryshime dhe përmirësime
të produkteve që përshkruhen në këtë dokument, pa njoftim paraprak.
NË SHKALLËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI, NOKIA OSE LICENSUESIT E SAJ NUK DO TË JENË NË ASNJË RAST
PËRGJEGJËS PËR HUMBJEN E TË DHËNAVE OSE TË TË ARDHURAVE OSE PËR ÇFARËDOLLOJ DËMTIMI TË VEÇANTË, TË
RASTËSISHËM, RRJEDHIMOR OSE TË TËRTHORTË SIDO QË TË JETË SHKAKTUAR.
PËRMBAJTJA E KËTIJ DOKUMENTI OFROHET "PA NDRYSHIM". ME PËRJASHTIM TË RASTEVE KUR KËRKOHET NGA LIGJI NË FUQI,
NUK JEPET ASNJË LLOJ GARANCIE, E SHPREHUR APO E NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NGA GARANCITË
E NËNKUPTUARA TË TREGTUESHMËRISË DHE TË VOLITSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, NË LIDHJE ME SAKTËSINË,
RREGULLSHMËRINË OSE PËRMBAJTJEN E KËTIJ DOKUMENTI. NOKIA REZERVON TË DREJTËN TA RISHIKOJË KËTË DOKUMENT
OSE TA TËRHEQË ATË NË ÇDO KOHË, PA NJOFTIM PARAPRAK.
Disponueshmëria e produkteve të caktuara dhe e aplikimeve si dhe e shërbimeve për këto produkte, mund të
ndryshojë sipas rajonit. Kontaktoni me shitësin tuaj të Nokia-s për hollësitë dhe disponueshmërinë e opsioneve të
gjuhës.
Kontrollet e eksportit
Kjo pajisje mund të përmbajë artikuj, teknologji ose programe që i nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të eksportit
nga SHB-ja dhe vendet e tjera. Ndalohet shmangia nga këto rregulla në kundërshtim me ligjin.
Aplikimet e palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj mund të jenë krijuar dhe mund të zotërohen nga persona ose
entitete që nuk janë pjesë e, ose që nuk kanë lidhje me Nokia-n. Nokia nuk zotëron të drejtat e autorit ose të drejtat
e pronësisë intelektuale për aplikimet e palëve të treta. Si e tillë, Nokia nuk mban asnjë përgjegjësi për mbështetjen
e konsumatorit, funksionimin e aplikimeve ose për informacionin në aplikime ose në këto materiale. Nokia nuk ofron
asnjë garanci për aplikimet e palëve të treta.
DUKE I PËRDORUR APLIKIMET, JU PRANONI SE APLIKIMET OFROHEN SIÇ JANË, PA ASNJË GARANCI TË ÇFARËDO LLOJI, TË
SHPREHUR OSE TË NËNKUPTUAR, NË SHTRIRJEN MAKSIMALE TË LEJUESHME NGA LIGJET NË ZBATIM. JU MË TEJ PRANONI SE
AS NOKIA DHE AS FILIALET E SAJ NUK BËJNË ASNJË PËRFAQËSI OSE GARANCI, TË SHPREHUR OSE TË NËNKUPTUAR, DUKE
PËRFSHIRË POR JO TË KUFIZUARA NË GARANCITË E TITULLIT, GJENDJES TREGTARE OSE PËRSHTATSHMËRISË PËR NJË QËLLIM
TË VEÇANTË OSE QË APLIKIMET NUK DO TË SHKELIN ASNJË PATENTË, TË DREJTË TË AUTORIT, MARKË FABRIKE OSE TË DREJTA
TË TJERA TË PALËVE TË TRETA.
NJOFTIM I FCC/INDUSTRY CANADA
Pajisja juaj mund të shkaktojë ndërhyrje në TV ose në radio (për shembull, kur përdorni një telefon në afërsi të pajisjes
marrëse). FCC-ja ose Industry Canada mund t’ju kërkojnë ta ndaloni përdorimin e telefonit tuaj nëse nuk mund të
eliminohet një ndërhyrje e tillë. Nëse keni nevojë për ndihmë, kontaktoni me pikën tuaj lokale të shërbimit. Kjo
pajisje respekton fashikullin 15 të rregullave të FCC-së. Funksionimi i nënshtrohet dy kushteve të mëposhtme: (1) Kjo
pajisje nuk mund të shkaktojë ndërhyrje të dëmshme dhe (2) kjo pajisje duhet të pranojë çdo ndërhyrje që merr,
duke përfshirë ndërhyrje që mund të shkaktojnë funksionim të padëshiruar. Çdo ndryshim ose modifikim i pamiratuar
posaçërisht nga Nokia, mund të shfuqizojë autoritetin e përdoruesit për të përdorur këtë pajisje.
9208024/Botimi 2 SQ